Ksavi: Jemi shumë mirë, por nuk duhet të kënaqemi kurrë!

Barcelona është në ngjitje madje fuqishëm, e megjithatë trajneri i saj është nga ata që vazhdimisht kërkojnë. “Jemi në zonën Champions, – tha Ksavi, – jemi në një moment të mirë, edhe me rezultatet, edhe me lojën, edhe me atmosferën në ekip. Gjithsesi, ne nuk duhet të kënaqemi kurrë. Sa për këtë ndeshje, ne fituam ndaj një ekipi të shkëlqyer, Sevilja meriton gjithë vlerësimin tim, një rival i vërtetë për Championsin”. Mediat katalanasve patën një “kryefjalë”, Pedri.

“El Mundo Deportivo” lavdëron Pedrin, duke e quajtur lojtarin më të mirë të La Ligës, një gjeni të ri në “Kamp Nou”.  Edhe e përditshmja tjetër katalanase, “Sport”, ka po këtë temë: Pedri, Pedri, Pedri, një gol i madh vendosi ndeshjen dhe na ngjiti në vend të dytë”! Barça ka 57 pikë, po aq sa Sevilja, ndërsa nëse fiton ndeshjen e prapambetur ngjitet në 60, 9 më pak sesa Reali.

Sfidanti.al