Pranvera në Bavari mund të jetë edhe sikur të jesh në Alpet shqiptare apo zvicerane. Dëbora në Mynih ka shtruar sërish dhe kjo i dha mundësi lojtarëve të Bajernit që t’i hynin luftës me topa bore në qendrën stërvitore në Zebener Shtrase. Një “konflikt” masiv me pjesëmarrje të shumë futbollistëve, edhe pse askush nuk u dëmtua nga kjo. “Fajtori” ishte Antonio Dejvis, që është në kthim e sipër në ekip pas problemeve në zemër. Ai është kanadez, dhe në vendin e tij bora është si “buka që hamë”. Dejvis e nisi gjithçka dhe “fëmijët” e tjerë e ndoqën. Zyle, Gnabri, Roka, Riçards ishin ata më aktivët. Atmosfera tek Bajerni është e mirë sepse pas dy fitoreve radhazi titulli në Bundesligë është shumë më afër, ndërsa shpresa është të eliminohet Vijarreali për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale të Championsit.
Sfidanti.al