Reali i Madridit e ka nisur jo fort mirë sezonin. në 11 ndeshjet e para të tij, Los Blancos kanë humbur 4, statistikë që nuk regjistrohej prej 12 vitesh. Pas humbjes me Alaveshin në fundjavë, sinjalet e alarmit te madrilenët janë ndezur dhe i akuzuari kryesor është trajneri Lopetegi. Sipas të përditshmes spanjolle AS, presidenti i Realit, Florentino Perez ka biseduar me Hoze Anhel Sanchez në lidhje me trajnerin për të cilin duket se ka vënë afat datën 28 tetor për të ndrequr gjërat, datë kur në Camp Nou do të luhet El Clasico me Barcelonën. përpara kësaj sfide Reali do të luajë me Levanten dhe Viktoria Plzen, dy ndeshje këto që janë të lehta në letër dhe që mund t’i japin frymë Lopetegit. Por nëse Reali humbet ndaj Barcelonës atëherë gjithcka do të fshihet dhe Lopetegi me shumë gjasa nuk do të mundë te evitojë shkarkimin.
Por jo vetëm kaq, një tjetër problem për Lopetegin është edhe Luka Modric, raportet me të cilin duket se janë ftohur ndjeshëm. Kroati nuk po aktivizohet ashtu sic dëshiron nga trajneri spanjoll i cili kërkon që mesfushori të rifitojë energjitë e tij. Në 11 ndeshjet e zhvilluara, Modric, 4 i ka nisur nga stoli, ndërsa në 5 të tjera u zëvendësua.
sfidanti.al