Kristiano Ronaldo; dhe telashet s’kanë të sosur; tjetër akuzë në drejtim të tij?

Nuk kanë të përfunduar telashet për Kristiano Ronaldon. Sulmuesi portugez që tashmë ka hedhur poshtë akuzat për përdhunimin e Kethrin Majorgës, është në qendër të hetimeve nga policia e Las Vegasit për këtë histori. Por gjërat mund të përkeqësohen për 5 herë fituesin e Topit të Artë. Avokati i Kethrin Majorgës, Lesli Stoval bëri të ditur se ekziston një tjetër vajzë që ka marrë të njëjtin ‘trajtim’ si Majorga

‘Një vajzë tjetër ka hyrë në kontakt me mua-tha Lesli Stoval-por kjo nuk është gjithcka. Dua të flas me të gjitha ish të dashurat e futbollistit, me vajzat që e njohin atë në mënyrë intime; do të ishte dicka me vlerë për të kuptuar sjelljen e tij. Nëse do të jetë e nevojshme, do të shkoj edhe në Angli’

Identiteti dhe gjeneralitetet e vajzës së dytë që supozohet se mund të jetë përdhunuar nga ylli portugez i futbollit nuk dihen ende, por ato janë dërguar nga Stoval në zyrat e Policisë së Las Vegasit. ndërkaq, një ditë më parë, e përjavshmja gjermane ‘Der Spiegel’ publikoi akordin e nënshkruar mes Ronaldos që padyshim përdori një pseudonim dhe Majorgës në vitin 2010. Sipas akord që kishte 11 klauzola, modelja amerikane  nuk duhej të denigronte në publik Ronaldon, të fliste me familjen, apo të tregonte ngjarjen në takimet kolektive psikoterapike. në krahun  tjetër, Ronaldo kishte detyrimin t’i dorëzonte vajzës testet e virusit HIV për ta qetësuar atë.

sfidanti.al