Guardiola kërkon falje pas penalltisë së Mahrezit

Mançester Siti pati një shans të madh për të fituar në “Anfild” ndaj Liverpulit, por Rijad Mahrez e humbi penalltinë në minutat e fundit. Pasi ndodhi kjo, trajneri Pep Guardiola u detyrua të kërkonte falje në dhomën e zhveshjes, dhe përpara mediave.

“I kërkoj falje Gabriel Zhezusit, që nuk e lejova të gjuante penalltinë, – tha trajneri katalanas, – unë nuk e dija sesa keq i kishte punët Mahrezi me 11-metërshat”. Ylli algjerian, që erdhi në verë nga Leisteri, sezonin e kaluar kishte humbur 5 nga 8 penalltitë e gjuajtura, ndërsa kjo “traditë” vazhdon.

Sfidanti.al