Barcelona dhe misteri Vidal: Me tradhtaret nuk mund te luftosh

Arturo Vidal eshte aktivizuar shume pak te skuadra e Barcelones. Mesfushori kilian ka luajtur vetem 176 minuta me fanelen e klubit katalanas dhe ne sfidat qe i nisi si titullar kunder Girones dhe Atletik Bilbaos  ai u zevemdesua. Eshte kho nje situate te cilen Vidal nuk e priste se do te perjetonte nje situate te tille kur pranoi transferimin ne Camp Nou.

Pasi qendroi ne stol gjate gjithe ndeshjes me Valencian, Vidal publikoi ne Instagram nje mesazh qe beri xhiron e botes. ‘Me tradhtaret nuk mund te luftosh, ata varen vete-shkruante Vidal ne postimin e tij qe shoqerohej nga 3 emotikone grushte dhe 2 mbreter.

Menjehere mendimi i ndjekesve te tij shkoi tek trajneri Ernesto Valverde, qe po i krijon shume pak hapesira mesfushorit kilian edhe pse gjate veres e kerkoi me ngulm. Tani qe Barcelona ne kampionat regjistroi nje seri me 4 ndeshje pa fitore dhe me zerat qe qarkullojne per largimin e tij ne fund te sezonit, kriza e rezultateve cilesohet si nje ‘vetevrasje’.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se postimi i Vidal ka marre ‘like’ nga Ter Shtegen dhe Hames Rodrigez me kete te fundit qe eshte aktivizuar shume pak nga Niko Kovac te Bajerni i Mynihut.

Gjithsesi, Vidal e fshiu postimin e tij ne me pak se nje ore, por kjo nuk i fashiti zerat per nje kritike te drejtperdrejte ndaj trajnerit Valverde.

Sfidanti.al