Ka “El Klasiko” për Lautaro Martinezin, por çfarë thotë Interi?!

Shifra për t’u paguar dihet, është 111 milionë euro, të paktën kështu theksojnë mediat spanjolle. Barcelona ka kohë që thur plane për Lautaro Martinezin, por së fundi ka hyrë në lojë edhe Reali. Mbetet të shihet se çfarë do të bëjë vetë sulmuesi argjentinas, dhe se çfarë qendrimi do të mbajë Interi. Lajmet nga Spanja janë që Lautaro e pëlqen një lëvizje, tek Madridi apo tek Barça, ndonëse situata e tanishme në të dy klubet, e bën më të mundshme që të zgjedhë Realin. Vetë Interi do të përpiqet të rinovojë, të rrisë klauzolën e transferimit, për ta mbajtur edhe më tek Lautaron në “San Siro”. Barcelona ka nevojë të gjejë zëvendësuesin e denjë për Luis Suarezin, ndërsa Dembele nuk dihet sesi do të shkojë, dhe tek Reali mendojnë se Karim Benzema një ditë do të largohet, e Luka Joviç ndoshta nuk do të vazhdojë.

Sfidanti.al