Iniesta s’e imagjinon dot,   në “derën e daljes” së Barcelonës!

Andres Iniesta është i zhgënjyer nga zhvillimet e fundit te Barcelona, kështu që ky pjesëtar i përfaqësueses spanjolle po shqyrton mundësinë e largimit nga “Kamp Nou”. Kontrata aktuale e këtij mesfushori skadon në fund të këtij sezoni dhe të dyja palët janë larg vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë që e afron Iniestën drejt largimit, sidomos, në situatën, kur klubi katalonjas ka blerë Paulinjon si përforcim në mesfushë, ndërsa Barça ndodhet në ofensivë për të blerë Serin nga Nica dhe Kutinjon nga Liverpuli.

“Sa janë shanset që unë të largohem nga Barça? Është fakt se unë ende nuk kam nënshkruar kontratën e re. Tani, ndodhem në një situatë që para tre vitesh as që e imagjinoja”, vuri në dukje Iniesta në një intervistë të fundit në “El Pais”, duke paralajmëruar se ai është i disponueshëm për transferim.

Sfidanti.al