Grizmani kopjon Ronaldon edhe në simulim, e pëson si “galaktiku”

Për shkak të një simulimi brenda zonës së rreptësisë, sulmuesit francez iu tregua kartoni i dytë i verdhë që nënkupton automatikisht kartonin e kuq dhe daljen nga fusha, por, sidoqoftë, i fajshëm, sipas Antuan Grizmanit, nuk ishte ai, por gjyqtari i ndeshjes Kështu që pritet që ky sulmuesi i Atletikos së Madridit të pezullohet disa ndeshje, për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen me Xhironën, në fillim të kampionatit të ri spanjoll, Primera, që përfundoi në barazim 2-2.

Në fakt, Atletiko shpëtoi mirë nga humbja, pasi ekipi i porsaardhur në Primera, Xhirona, udhëhiqte 2-0 në fushën e vet. Kur rezultati ishte i tillë, Grizmani hyri në zonën e rreptësisë së kundërshtarit dhe simuloi një faull, të shkaktuar nga portieri. Por gjyqtari i ndeshjes nuk ra pre e mashtrimit dhe i nxori kartonin e dytë të verdhë yllit kryesor të Atletikos.

Mbas marrjes së kartonit të kuq, Grizmani lëshoi disa fjalë të pahijshme në adresë të gjyqtarit që, mbas ndeshjes, në raportin e tij e përshkroi në hollësi të gjithë rastin. “Ai më tha disa fjalë ofenduese. Sidoqoftë, mbas ndeshjes, ai erdhi dhe më kërkoi falje”, tha gjyqtari Huan Martines Mumuera.

Sfidanti.al