Andres Iniesta luajti larg nivelit të tij të zakonshëm në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampioneve me PSZH-në, në të cilën Barcelona pësoi një shkatërrim të plotë (4-0) në “Parkun e Princave”, por sesa i rëndësishëm është ky maestro i madh për ekipin katalonjas e tregoi ndeshja e fundit ndaj Leganesit, në të cilën ai hyri në lojë në 10 minutat e fundit që ta shpëtonte ekipin e vet nga një mbrëmje katastrofike tjerër, vetëm brenda pak ditëve. Barcelona arriti që ta fitojë ndeshjen 2-1 pas futjes së tij në lojë, por deklarata që bëri kapiteni i saj (Iniesta), pas ndeshjes, ngjalli shqetësime, në përgjithësi, duke ndezur alarmin te ky ekip. Iniesta, nga fundi i tetorit të kaluar, pësoi një dëmtim të rëndë në gju që e detyroi atë të bënte një pauzë disajavore, por Don Andresi ngjalli shqetësime, kur deklaroi se ai ende ndjente dhimbje dhe se nuk ishte akoma në formën e tij optimale, duke treguar kështu, tërthorazi, se trajneri ishte i detyruar që ta fuste atë në fushë në 10 minutat e fundit të lojës, kur rezultati ishte 1-1, dhe, sikurse doli, u shpërblye.
sfidanti.al