Majlinda si “pistoleros”, ja si relaksiohet kampionia

Kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi, befason me përgatitjet speciale të saj. Ajo shihet në një foto, gjatë një stërvitje me pistoletë sportive, duke u ushtruar, gjë që të jep përshtypjen e një atraksioni më vete.

“Stërvitje special, qetësi psikike para garave”, shkruan Driton Kuka, trajner i Kombëtares së Kosovës. Pas triumfit në Paris, Majlinda përgatitet për gara të tjera të mëdha, fillimisht për kampionatin Evropian që do të zhvillohet në muajin prill të këtij viti.

sfidanti.al