I shkulën një qime,gjoba i kushton Ronaldos … 75 minuta!

Një nga futbollistët më të mirë të botës, Kristiano Ronaldo, mori kartonin e kuq në ndeshjen e parë të “El Klasikos” mes Barcelonës dhe Realit, për shkak të të cilit ai u dënua që të mos luajë pesë mdeshje dhe me një gjobë financiare prej 2700 sterlinash, një shumë, të cilën ai e fiton gjatë vetëm 75 minutave!

Ronaldo është një nga futbollistët më të paguar në botë, duke fituar në një javë plot 365 000 sterlina!. Ronaldo nuk luajti, mbrëmë, në ndeshjen e dytë të Superkupës spanjolle, ndërsa nuk do të luajë as në ndeshjet kundër Deportivo La Korunjës, Valencias, Levantes dhe Real Sosiedadit.

Sfidanti.al