Atletiko Madrid merr lajme të këqija nga Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të futbollit që e hodhi poshtë apelin e bërë nga klubi madrilen për uljen e dënimit me 8 ndeshje të Diego Kostës, që u ndëshkua me karton të kuq direkt në ndeshjen me Barcelonën.
Sulmuesi i skuadrës madrilene u ndëshka nga Hil Mansano pasi ofendoi arbitron me fjalë të rënda. 4 ndeshjet e dënimit për Diego Kostën ishin për fyerjet, ndërsa 4 te tjerat për veprimin e kapjes së Mansanos nga krahu. Ky vendim i Komisionit të Apelit do të thotë se për Diego Kostën mbyllet këtu ky sezon duke qenë se në La Liga kanë mbetur edhe 7 ndeshje për t’u luajtur.
Atletiko Madrid paraqiti te Komisioni i Apelit një video për të treguar gabimin e arbitrit në marrjen e vendimit për të ndëshkuar me kartonin e kuq të Diego Kostës me pretendimin se Diego Kosta nuk kishte thënë fjalët fyese sic shkruhej në raportin e Mansanos. Por pak orë më vonë, Apeli i dha të drejtë Komisionit të Disiplinës duke hedhur poshtë apelin e ‘Los Colchoneros’
Tani Atletiko Madrid ka në dispozicion 15 ditë për të bërë apelin e tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, por shanset që ky institucion të hedhë poshte vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Apelit janë të pakta.
sfidanti.al