Gerard Pique e ka pasur një moment të sikletshëm në stërvitjen e fundit të Barcelonës.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ia ka ndërprerë bisedën në gjysmë Gerard Piques, i cili ishte duke folur me Lionel Messin.
Valverde i ka thënë Piques që t’i lërë llafet dhe të stërvitet me kokë ulur si gjithë shokët e skuadrës.
Barcelona dhe Real Betis do të përballen sonte nga ora 20:15, në Camp Nou, në kuadër të javes së parë të La Ligës.