Guardiola dhe Reali i Madridit: Pa Ronaldon, ka 60 gola me pak

Largimi i Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit te Juventus eshte nje teme e prekur edhe nga trajneri i Mancester Sitit, Pep Guardiola. Tekniku katalanas foli per kete ceshtje ne prag te ndeshjes El Clasico mes Barcelones e Los Blancos ne Camp Nou duke vene ne dukje rendesine qe ka pasur portugezi te kampionet ne fuqi te Evropes.

‘Kristiano Ronaldo eshte i pazevendesueshem-tha Guardiola-me largimin e tij Reali ka humbur 50, 60 gola ne sezon. Ai nuk eshte vendimtar vetem ne finalizimin e aksioneve, por edhe per kontributin e tij ne lojen e skuadres’.

Guardiola foli edhe per duelin Ronaldo-Mesi dhe vete ‘El Clasicon’.

‘Te dyja skuadrat dhe ne pergjithesi vete futbolli spanjoll, kane pasur fatin qe ne dekaden e fundit t’u gezohen dy futbollisteve me te forte te botes; Ronaldo e Mesi-vijoi Guardiola-prania e tyre ne fushen e lojes dhe statistikat e regjistruara te jashtezakonshme i kane dhene shume fame kampionatit spanjoll ne nivel nderkombetar. El Clasico eshte nje ndeshje speciale dhe si gjithnje nuk ka favorite. Barcelona ka avantazhin se luan ne fushen e saj, qe eshte nje faktor vendimtar ne ndeshje te tilla’.

Sfidanti.al