Daniela Figo, ne gjurmet e nenes se saj; hyn ne boten e modelingut

Quhet Daniela Svendin Figo, eshte 19 vjec dhe vajza e ish futbollistit portugez, Luis Figo dhe bashkeshortes se tij Helen Svendin. Bukuroshja Daniela ka vendosur te ece ne gjurmet e nenes se saje dhe tashme ka hyre ne boten e modelingut.

Se fundmi Daniela ka kryer punen r saj te pare si modele teksa ka pozuar ne nje sere fotografish per revisten ‘Hola’, nje pune qe ajo e kryen paralelisht me studimet per biomjekesi ne nje universitet ne Londer.

Daniela e ka shfaqur prej kohesh nepermjet rrjeteve sociale pasionin e saj per boten e modes duke fituar te drejten per te punuar per revisten spanjolle. 19 vjecarja nuk ka ngurruar qe te postoje ne Instagram, nje video te saj teksa eshte duke realizuar setin fotografik per ‘Hola!’.

Sfidanti.al