Red Bull dhe Maks Vershtapen shkelqyen ne provat e para te lira te Çmimit te Madh te Meksikes. Piloti holandez regjistroi kohen me te shpejte ne pisten e Hermanos Rodrigez ne sesionin e dyte te tyre me kohen 1 minute 16 sekonda e 720 te mijtat duke i lene shume prapa te medhenjte e ketij kampionati si Sebastian Fetel apo Ljuis Hamilton.
Ne vendin e dyte u pozicionua piloti tjeter i Red Bull, Daniel Ricardo nderkohe qe vendi i trete i takoi Karlos Sainz. Nga te medhenjte e Formula 1, pozicionin me te mire e pati pikerisht Fetel qe u rendit i katerti me 1.234 sekonda me shume se Vershtapen. Kampioni ne fuqi i botes, Ljuis Hamilton shenoi kohen e 7 me te mire ne provat e lira me 1.380 sekonda me shume se holandezi.
Britaniku pasohet nga ferraristi tjeter, Kimi Raikonen dhe Botas me Mercedes qe nuk shkuan me shume se vendi i 8 dhe i 9 ne provat e lira ne Cmimin e Madh te Meksikes.
Sfidanti.al