Griezman akoma nuk është i kënaqur edhe pse prania e tij në fushë do të thotë shumë për Atletikon e Simeones. Edhe pas ndeshjes me Rostov, ka shpjeguar pretendimin e tij: “ Unë kërkoj të jem një futbollist i plotësuar ndaj më duhet të përmirësohem çdo vit. I kam të gjithë nga pas dhe kërkoj që ta shndërroj në dashuri lojën time”
Sulmuesi francez ka bindjen se Atletiko ka zmadhuar hapësirën taktike dhe në këto momente ka më shumë varinte: “ Rostov është një kundërshtar i vështirë dhe nuk është e lehtë të realizosh penetrimin tek muri i tyre. Nuk ka dyshim se kemi më shumë variante në këtë sezon, edhe pse kemi patur edhe vitin që shkoi, por këtë radhë më shumë”.