Gara për titull në Spanjë, ja kalendari i Realit dhe Barcelonës

Me 12 pikë në dispozicion gjithsej, Reali i Madridit është favorit për të fituar (më në fund) titullin në Spanjë. Edhe pse Barcelona ka pikë të barabarta me të, sërish ka një ndeshje më pak për të luajtur, pra 9 pikë potenciale. Mediat spanjolle po bëjnë llogaritë dhe natyrisht jo pak mund të vendosë kalendari i secilit pretendent, ndonëse qoftë Reali, qoftë Barça, i kanë mundësitë që të fitojnë çdo ndeshje pavarësisht se ku luhet.

Gjithsesi, nëse do të merrnim për bazë vështirësitë e takimeve, madrilenët nuk kanë avantazh ndaj katalanasve. Në 4 ndeshje që i mbeten, përshi edhe atë të prapambeturën ndaj Seltës, vetëm një do ta kenë në “Santiago Bernabeu”, atë kundër Seviljes. Nuk do të jetë e lehtë për ekipin e Zidanit, siç e tregoi përballja në Madrid ndaj Valencias, fituar vetëm 4 minuta para fundit me golin e Marselos.

Katalanasit kanë kalendar më të pranueshëm, përveçse nuk do të kenë impenjime në Ligën e Kampionëve, ku Reali luan dy gjysmëfinalet ndaj Atletikos.

Ndeshjet e Realit: Granada (jashtë), Sevilja (brenda), Selta (jashtë), Malaga (jashtë)

Ndeshjet e Barcelonës: Vijarreal (brenda), Las Palmas (jashtë), Eibar (brenda)

Sfidanti.al