Gjatë ditës së djeshme, në klubin e Realit të Madridit u konfirmuan parashikimet ogurzezë të Zinedin Zidanes, pasi u njoftua se dëmtimi i Bejlit ishtë më serioz sesa u duk në fillim, por tani, nga kryeqyteti spanjoll vijnë lajme edhe më të këqia, sipas të cilëve futbollisti uellsian do të mund të mungojë gjatë në fushat e futbollit.
E sigurt është se ai nuk do të luajë futboll, deri në fillim të vitit 2017, duke pasur parasysh se dëmtimi që ai ka pësuar në kockën e dorës, do një pauzë, të paktën katër deri në gjashtë javë dhe tani, ekipi i mjekëve të Realit është vënë në kërkim të opsionit që kjo periudhë të jetë sa më e shkurtër. Lloji i dëmtimit që ka pësuar Bejli, në raste të veçantë, kërkon një ndërhyrje kirurgjikale, pra që kocka e dëmtuar e dorës të futet në vendin e saj të natyrshëm, por megjithatë, një gjë e tillë do të kërkojë një periudhe të gjatë kohe që kocka të zërë vendin e saj.