“El Klasiko”, ekran me 650 milionë shikues për protestën katalanase!

Ishte ditë e hënë dhe një fytyrë e njohur u vërejt në trotuaret e Barcelonës. Ivan Rakitiç, mesfushori i skuadrës kryesore të qytetit, po shkonte në këmbë që nga aeroporti për në shtëpi, sepse rrugët ishin të bllokuara për shkak të protestës për dënimin me burg të politikanëve katalanas. Në këtë atmosferë duhet të luhet në 26 tetor ajo që quhet ndeshja më e madhe e botës, Barcelona-Real Madrid.

Është pikërisht statusi si sfida numër 1 e futbollit botëror që e bën më të rrezikshme zhvillimin e saj në “Kamp Nou” pak ditë më vonë. Protestuesit e Katalonjës, të zemëruar me drejtësinë spanjolle, nuk mund të kenë rast më të mirë sesa ky për të shpalosur para gjithë botës kauzën e tyre, në një mbrëmje kur përpara televizorit pritet të jenë 650 milionë njerëz anë e mbanë rruzullit.

Ndoshta është hera e parë që pas vdekjes së Frankos, dhe rivendosjes së pluralizmit politik, që situata është e tillë dhe që “El Klasiko” rrezikon kaq shumë. Edhe pa këtë duel, Barça po ndjen pasojat, pasi të premten është greva e përgjithshme e sindikatave në Katalonjë, dhe skuadra do të jetë e detyruar të shkojë përpara kohe në Eibar për ndeshjen e La Ligës, të kalojë një natë në qytet dhe të stërvitet në stadiumin ku do të luhet. Ndeshja mund të luhet në 18 dhjetor, dhe shpresa është që gjithçka të kalojë qetë, por siç “duken bathët” problemet në Katalonjë do të vazhdojnë, dhe shumë El Klasiko të tjerë do të kenë vështirësi.

Sfidanti.al