E doni Kutinjon tek Barcelona, do gjeni belanë me Leo Mesin

Leo Messi është kundër transferimit të Philippe Coutinho në Barcelonë, dhe kjo s’është pak.

Sulmuesi Brazilin, Neymar ka kërkuar nga Barcelona që ta transferoj yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho gjatë verës.

Por, sipas portalit të njohur, Diario Gol, ylli i Barcelonës, Leo Messi është kundër transferimit të brazilianit në Camp Nou.

Thuhet se Messi nuk dëshiron ta prish tandemin që ka krijuar me Luis Suarezin, dhe për këtë nuk dëshiron ta ketë në ekip  Coutinhon, i cili po shkëlqen me Liverpoolin.

Messi ka ndikim të madh te Barcelonë sa i përket transferimeve. Kështu, transferimi i mundshëm i Coutinhon në Camp Nou mund të mos realizohet