Futbolli  thërret” po më vrasin”, ndërsa Asambleja rrënjos lumturinë!

Si për të pershendetur  Asambelnë e Futbollit, ato që ngjasin në Kategorinë e parë, dhunë, pazare, akuza të forta dhe shtrëngim futbollistësh për të dorëzuar rezultatin, por që,  do të kamuflohen krejt ndryshe nga zyrtarët. Sot  në Asamble do të flitet  vetëm për ‘jetën e lumtur” në futbollin tonë, atje ku në emër të topit gati  shtihet me..top,  Ku për fatin dhe qetësinë e paskrupullt të Asamblesë, akoma nuk ka asnjë të vrarë…

Janë luajtur vetëm 90 minutat e para të fazës së tretë të kampionatit dhe besueshmëria e garës është në nivele minimale. Duket se edhe këtë sezon do të përsëritet historia e një viti më parë. Për të paktën tri ndeshje, ku kanë luajtur ekipet pretendente që kërkojnë Superioren, ka pasur akuza dhe janë hedhur dyshime të forta.

Sipas vetë aktorëve, presidentëve, administratorëve apo në një rast flagrant të faqes zyrtare të klubit, ndeshjet Burreli-Kamza (1-2), Erzeni-Besëlidhja (0-1) dhe Tomori-Lushnja (0-1) kanë prodhuar rezultate të dyshimta.

Ishte presidenti i Kamzës, Naim Qarri që denoncoi paktin mes shijakasve dhe lezhjanëve që u pasua me dorëheqjen e ish-administratorit Altin Keçi dhe deklaratën “bombë” nga faqja e klubit të Erzenit se takimi ishte i toleruar. Më tej, ish-administratori i Burrelit, Kastriot Rama tha se skuadra i kishte lënë ndeshjen Kamzës, ndërsa në fund të dy trajnerët e ekipit matjan dhanë dorëheqjen.

Dhe në Berat ka nisur “gjuetia” dhe janë pezulluar tetë lojtarë, në një kohë që dyshohet se ka pasur tolerim në sfidën me lushnjarët. Rrjetet sociale ziejnë nga reagimet e tifozëve dhe dyshimet janë shqetësuese. Për sa u përket ndeshjeve, Besëlidhja fiton me një gol të dyshimtë, në një kohë që lojtarët shijakas protestuan për pozicion jashtë loje.

Skema e re që aplikohet për herë të parë, po rezulton dështim pasi është luajtur vetëm një takim. Në të dyja minigrupet ku luhet për elitën, diferencat mes dy skuadrave të para me të tjerat janë të mëdha. Në Grupin A, vendi i tretë është tetë pikë larg kreut, ndërsa në Grupin B, Pogradeci është nëntë pikë larg Lushnjës. Duket se vetëm dy ekipet e para të çdo grupi do të rivalizojnë mes tyre deri në fund. Të tjerat kanë hequr dorë dhe e kanë thuajse të pamundur për të pretenduar vendin e parë.

(marre nga Panorama Sport)