Barcelona nuk do të mund ta marrë Anhel Di Marian në radhët e saj, pasi drejtuesit i PSZH-së i kanë dërguar kryesisë së klubit katalonjas një mesazh të qartë se futbollisti argjentinas nuk është për shitje.
Drejtuesit e Barcelonës shpresonin se do të arrinin që të merreshin vesh me “shenjtët” francezë për Di Marian, statusi i të cilit, në fakt, është kërcënuar seriozisht mbas ardhjes të Nejmarit dhe, eventualisht, edhe të Kilian Mbapes nga Monako.
Gazeta “Parisien” shkruante, dje, se njeriu nr.1 i PSZH-së, Naser al Kelaifi, ka biseduar me homologun e tij të Barcelonës, Hozep Bartomeu, duke ia bërë të qartë këtij të fundit se nuk ka asnjë shans që Di Maria të shkojë në “Kamp Nou”. “Di Maria do të vazhdojë të qëndrojë në Paris, kjo u është bërë e qartë si atij vetë, ashtu edhe Barcelonës”, citon gazeta e lartpërmendur njeriun nr.1 të PSZH-së.
Sfidanti.al