Mesi – drejt një “het-triku” historik , kësaj here në familje!

Ndërkohë që mediumet evropianë merren me spekulimet, nëse Lionel Mesi do të qëndrojë ose jo te Barcelona dhe nëse do të ketë një transferim sensacional të tij te Mançester Siti, mediumet argjentinas kanë një informacion të sigurt, por jo për transferimin, por për rritjen e familjes së yllit të Barcelonës. Mesi dhe bashkëshortja e tij, Antonela, presin fëmijën e tyre të tretë, njoftoi televizioni argjentinas “El Treç TV”. Ndërsa ende nuk dihet gjinia e fëmijes së tretë, çifti me siguri që do një vajzë, mbas dy djemëve.

Interesante është se, në të njëjtën kohë, me Mesin shtim të familjes pret edhe rivali kryesor i tij, Kristiano Ronaldo, që ka tre fëmijë nga një nënë surogate, ndërsa, tani, është shtatzënë edhe e dashura e tij e re, Xhorxhina Rodrigez.

Sfidanti.al