Karim Benzema edhe pas nëntë viteve vazhdon të jetë i pazëvendësueshme në formacionin e parë të Real Madridit
Sulmuesi francez, Karim Benzema që prej transferimit të tij në Real Madrid në vitin 2009, ka detyruar të gjithë sulmuesit tjerë që të kërkojnë hapësira në skuadrat tjera.
Për tetë sezone sa ka luajtur në Real, francezi ka larguar 9 sulmues të kalibrit botëror.
Të parët që u larguan shkaku i hapësirës në skuadër, janë dy legjendat e Realit dhe futbollit botëror, Raul Gonzales dhe Ruud Van Nistelrooy.
Një vit më vonë u largua edhe sulmuesi Emanuel Adebayor, i cili pavarësisht se kishte paraqitje të mira, në fund u largua.
Kësaj liste në vitin 2013 iu shtua edhe Gonzalo Higuain, i cili pas gjashtë sezoneve u largua për të kaluar në Napoli.
Në vitin 2014 nga Real Madrid u larguan Alvaro Morata dhe Joselu, ndërsa në vitin 2015 Javier Hernandez Chicharito dhe De Tomas.
Në vitin 2016 në skuadër u kthyer sërish Alvaro Morata, i cili pas vetëm një sezoni do të largohet sërish, pasi Benzema vazhdon të jetë në përbërjen e parë të formacionit të Realit.
Këtë vit u largua sulmuesi i nëntë, Mariano Diaz, ndërsa këtë sezon konkurrencë francezit do t’i bëjë spanjolli Borja Moyaral.
Spanjolli do të jetë sulmuesi i 10 që synon të largojë nga froni Benzeman, i cili shumë shpejtë pritet të vazhdojë kontratën dhe ka besimin e plotë të trajnerit Zinedine Zidane.