Cila është formula magjike e Pikes për Barcelonën

 

Gerard Pike pret një sezon të gjatë dhe të vështirë në luftën për titullin e La Ligës

Barcelona ka dështuar që t’i afrohet Real Madridit në renditje, pasi nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë ndaj “Los Blancos” në “Camp Nou”, duke barazuar 1:1, përcjell Gazeta Express.

Tani, mbrojtësi i katalunasve, Gerard Pike, thotë se i pret një sezon i gjatë dhe i vështirë në luftën për titullin e La Ligës, derisa ka paralajmëruar Realin se e presin sfida të vështira në vazhdimësi të kampionatit.

“Sipas eksperiencën time, ky do të jetë një sezon shumë i gjatë”, tha fillimisht Pike.

“Tani duhet të tentojmë që t’i rikthejmë gjërat në favorin tonë – jam i bindur se mund të arrijmë një gjë të tillë”, shtoi Pike.

“Madridi ka tri ndeshje shumë të vështira si mysafirë, Sevilla, Bilbao e Valencia, të cilat ne i kemi përfunduar”, tha mes tjerash mbrojtësi i Barcelonës