Futbollisti legjendar francez, Tieri Hanri, me një deklaratë të fundit, i entuziazmoi tifozët e Barcelonës. Sikurse dihet, futbollisti brazilian, Nejmar, gjatë verës, kaloi nga Barça te PSZH-ja, pasi kjo e fundit pagoi për të 222 milionë euro të pabesueshëm. Atëkohë, u tha se ai u largua nga klubi katalonjas që të dilte nga hija e Lionel Mesit, pra, se vetëm te PSZH-ja ai do të mund ta realizonte objektivin e tij, të fitonte “Topin e artë”.
“Nejmari ka qenë në hije të Mesit te Barcelona? Por, çdo futbollist në botë ndodhet në hije të Mesit dhe ky është një fakt i padiskutueshëm. Nëse Nejmari do që të dalë nga hija e Mesit, atëherë, ai le të gjejë dhe të merret me ndonjë sport tjetër. Kjo është vetmja mënyrë që ai të dalë nga hija e tij”, tha Hanri.
Sfidanti.al