Bëhet zyrtare; El Clasico shtyhet për në 18 dhjetor, por La Liga kërcënon me veprime ligjore

‘El Clasico’ e La Ligës mes Barcelonës dhe Realit të Madridit e parashikuar që fillimisht të luhej të shtunën në Camp Nou, u shty për në 18 dhjetor. Lajmi u zyrtarizua këtë të mërkure nga Komisioni I Garave në Federatën Spanjolle të Futbollit, e megjithatë duket se kjo cështje nuk është mbyllur përfundimisht.

Shkaku është La Liga që ka qenë kundër kësaj date dhe që kërkon që të jetë ajo që duhet të zgjedhë datën e shtyrjes së kësaj ndeshje për motive madhore, duke qenë se ka të drejtën për të maksimizuar fitimet nëpërmjet komercializimit të të drejtave televizive, e për më tepër në 18 dhjetor është programuar që të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Mbretit. Nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit e La Ligës të apelojnë vendimin e Komisionit të Garave në Këshillin Suprem të Sporteve.

Në këtë pikë, siguria e vetmë është që nuk do të luhet në 26 tetor. Qeveria në Madrid kishte frikë se ndeshja mund të rëndonte situatën e tensionuar sociale e politike në Katalonjë pas dënimit të 12 liderëve katalanas të lëvozjes separatiste. Të shtunën në Barcelonë është parashikuar një tjetër manifestim I madh I indipendentistëve.

Sfidanti.al