Barcelona në ankth; do luajë pa kapiten Mesin 3 javë

Një gol dhe një asist në ndeshjen me Sevijën; mbrëmja e së shtunës duket se do të ishte e kapitenit të Barcelonës, Lionel Mesi, por nuk ndodhi kështu. Argjentinasi pas 26 minutave lojë u detyrua t’i lërë vendin Dembelesë për shkak të një dëmtimi të pësuar në brryl pas një rrëzimi të keq që erdhi si pasojë e një përplasjeje me një prej futbollistëve të Sevijës, Vaskez

Dëmtimi u duk jo i lehtë dhe në të vërtetë ashtu rezultoi, gjë që e konfirmoi edhe vetë klubi i Barcelonës nëpërmjet një komunikate për shtyp. Klubi katalanas bëri të ditur se sulmuesi argjentinas ka pësuar një frakturë në brryl dhe se do të qëndrojë jashtëfushave të lojës për rreth 3 javë. Është ky një lajm që bën trajnerin Valverde me dhimbje koke, por gëzon rivalët e ardhshëm të barcelonës.

Kjo sepse Lionel Mesi do të mungojë në 2 ndeshjet me Interin në Ligën e kampioneve dhe El Clasicon e famshëm ndaj Realit të Madridit që do të luhet në Camp Nou të dielën e ardhshme.

sfidanti.al