Barça më në fund merr frymë, 200 milionë eurot japin fryt!

Ishin blerjet më të shtrenjta të verës, dhe morën kritikat më të mëdha në vjeshtën e parë. Pas një gushti dhe shtatori të vështirë, Frenki De Jong dhe Antuan Grizman duket se po mësohen të jenë lojtarë të Barcelonës, madje duke shkëlqyer larg “Kamp Nout”, gjëja që është më e rëndësishmja për trajnerin Ernesto Valverde. Grizman kishte qenë shumë mirë në shtëpi, por jo jashtë, ndërsa De Jong po haste vështirësi për t’u përshtatur nga ritmi i kampionatit holandez, në atë të La Ligës. Sot, përshtatja duket e kryer.

Katalanasit shpenzuan 200 milionë euro për të marrë kartonët e tyre, dhe kritikat ishin të natyrshme, duke vënë në pikëpyetje sezonin. Natyrisht, edhe tani është shpejt ta ngresh Barcelonën në qiell, por me një Mesi në normalitet (pra, të shkëlqyer), me një Suarez mirë fizikisht, dhe me Grizmanin e De Jongun, e ardhmja mund të shihet me optimizëm. Hapi i parë ishte dalja në krye të La Ligës, ndërsa hapi i dytë, ai më i vështiri do të jetë suksesi në Champions. Mund të thuhet edhe diçka e rëndësishme, ajo që për 31-vjeçarin Sergi Buskets, po përgatitet pasardhësi, pikërisht De Jongu.

Sfidanti.al