Atletiko nënshkruan kontrata në kampingun e Francës në Rusi

Antuan Grizman, Lukas Fernandez dhe Tomas Lemar. Këta janë 3 lojtarët e Francës që morën leje nga drejtuesit e tyre dhe u përqëndruan në detyrat e klubit, Atletikos së Madridit. Përfaqësuesit e Atletit kishin udhëtuar deri në Rusi për të përfunduar akordet me ta, dhe kjo gjë ndodhi me përpikmëri. Grizman rinovoi kontratën deri në 2023, mbrojtësi Fernandez e shtyu deri në 2024, ndërsa Lemar firmosi akordin për t’u bërë lojtar i Atletikos, pasi klubi spanjoll i pagoi Monakos 70 milionë euro, apo edhe më shumë.

Lemar, ish-objektiv i Liverpulit dhe Arsenalit, u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Atletikos. Gjithçka duket e mrekullueshme për iberikët që pas fitores së Ligës së Europës, që bindi Grizmanin të refuzonte ofertën e Barcelonës dhe të qendronte aty ku ishte. Ai e lajmëroi këtë me një video që mori emrin “Vendimi”.

Sfidanti.al