Duhej të na ishin dhënë dy penallti. Nuk ishte trajneri Sauthgejt që u ankua me zë të lartë, por nga studiot televizive, akuzat ishin të forta. Fillimisht, ish-mbrojtësi Rio Ferdinand, dhe më pas ish-gjyqtari Graham Poll, deklaruan se Anglia duhej të kishte marrë dy goditje nga pika e 11-metërshit në takimin ndaj Tunizisë.
Fotot e tregojnë qartë se herën e parë, ishin dy lojtarë anglezë të ndaluar parregullsisht në zonë, Kejn dhe Stouns, përkatësisht nga Meriah dhe Ben Jusefi, ndërsa herën e dytë ishte Kejn, i ndaluar me “përqafim” nga Sasi.
VAR nuk sinjalizoi asgjë, në të dy rastet, po ashtu as gjyqtari Uilmar Rodan nuk e pa të arsyeshme të ndërhynte. Duket se përdorimi i teknologjisë duhet të ketë ndonjë ndryshim, siç u pa edhe në ndeshjen e Brazilit me Zvicrën, ndërsa edhe kur është përdorur, VAR-i ka krijuar diskutime. Mjaft të kujtojmë golin e Diego Kostës ndaj Portugalisë.
Gjyqtari Rodan u akuzua edhe se toleroi ndërhyrje të gabuara të ashpra ndaj Harri Kejnit apo ndonjë tjetri dhe Tunizia e mbylli ndeshjen pa marrë asnjë karton të verdhë.
Sfidanti.al