Kur para pesë vitesh Barcelona vendosi ta blejë belgun Tomas Vermalen nga Arsenali qe të forconte mbrojtjen, shumëkush në Katalonjë u habit, sepse 18 milionë euro për një qendërmbrojtës nuk ishte aspak shumë.
Vermaleni erdhi si një “përforcim i madh”, pasi për të u paguan një shumë e vogël (18 milionë euro), por ai nënshkoi një kontratë pesëvjeçare dhe në fund doli se kjo kontratë i “doli prej hundësh” klubit katalonjas hundëpërpjetë. Mbas pesë vitesh, Verlmaleni po largohet nga Barcelona si lojtar i lirë dhe ai më shumë nuk ka luajtur sesa ka luajtur, për shkak të dëmtimeve të shpeshta.
Gjatë pesë viteve të qëndrimit të tij Vermaleni ka luajtur gjithsej 34 ndeshje dhe mediumet spanjolle kanë llogaritur sesa i ka kushtuar ky futbollist belg Barcelonës. I bie se ai ka marrë deri 500 000 euro për ndeshje! Kështu që nuk është habi që Vermaleni nuk ndihej shumë dhe qëndroi pesë vite në Barcelonë, sepse kushte të tilla fantastike, në radhë të parë pagesa, ai nuk do të gjente askund gjetkë, veçse në Katalonjë!