Adoleshentja sensacionale Gof merr ftesë për turneun US Open

Tenistja amerikane, Kori Koko Gof, ishte anonime deri pa u zhvilluar Uimbëlldoni, por performanca e saj në këte trune Grand Slam u shndërrua në një sensacion të vërtetë. Edhe pse vetëm 15 vjeçe, Gofi fillimisht eliminoi Venus Uiliamsin, ndërsa më pas arriti deri në raundin e katërt të Uimbëlldonit, duke thyer madje edhe disa rekorde. Ky efekt i solli asaj ftesën “wild card”, ftesë të veçantë që të marrë pjesë në turneun e ardhshëm US Open. Gofi, në fakt, do të ketë më shumë tifozë në Nju Jork sesa  në Uimbëlldon, ndërsa shpresohet se ajo do ta përsërisë performancën e saj të shkëlqyer në Londër.

Sfdianti.al