A mund ta shpëtoj nga kriza Arsenalin djaloshi “sensacion i Europes”

Ish-futbollisti i njohur Robert Pires është një nga ata që ka besim të plotë te puna e Arsen Vengerit, megjithëse këtij ekipi të Londrës Veriore nuk po i ecin fort mirë punët gjatë viteve të fundit, kur është fjalë për trofe të rëndësishëm, por, sidoqoftë, tani, ai tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, për shkak të një deklarate sensacionale që ai bëri ditët e fundit. Vengeri, kohët e fundit, deklaroi se Arsenali po e ndjek me vëmendje progresin e futbollistit të talentuar 18-vjeçar të Monakos, Kilian Mbape. Kurse ish-futbollisti i “topçinjve” i nxiti edhe më shumë spekulimet, kur deklaroi, dje, se bashkatdhetari i tij do të përfundojë në “Emirate” dhe jo në ndonjë klub tjetër.

“Monako, tani, ka në mesin e saj sulmuesin më të mirë në botë. Kilian Mbape është një sensacion i vërtetë në Evropë. Shpresoj që ai të ndjekë hapat e Tjeri Anrisë dhe të bëhet si ai. Në fakt, është herët që të bëhen krahasime, por ai është në rrugën e duhur. Mbape ka potencialin e duhur që të luajë me Arsenalin, ndërsa Vengeri është trajneri ideal për të, duke pasur parasysh se ai është në zhvillim e sipër”, theksoi Robert Piresi në prononcimin e tij në media.

 Sfidanti.al