A do të mundet Reali ta mbërrijë Barcelonën në krye të La Ligës?!

Mbrojtja e titullit kampion në La Liga është një mision i vështirë, por Reali Madridit ka treguar edhe një herë se nuk ka ndërmend të dorëzohet në këtë mision. Skuadra e drejtuar nga Karlo Anceloti mundi në transfertë 2-0 Osasunën, për të ngushtuar përkohësisht diferencën me rivalët e përjetshëm dhe kryesuesit e Barcelonës. Golat e vonë të Valverde dhe Vinicius Zhunior vendosën fatin e ndeshjes me triumfin e madrilenëve, që ngjiten në kuotën e 51 pikëve në klasifikimin e kampionatit spanjoll, me vetëm 5 pikë më pak se Barcelona, që ndeshjen e saj për javën e 22-të do ta luajë në mbrëmje në orën 21 në fushën e saj kundër Kadiz.

Sfidanti.al