Valencia ka njoftuar emërimin e Kiat Lim si president të klubit. Djali i aksionarit kryesor, Peter Lim, do të zërë vendin e Lay Hoon, e cila largohet pas tri vitesh në këtë rol. Kujtojmë që Hoon ka shërbyer si presidente në dy periudha të ndryshme. Në deklaratën zyrtare, klubi thekson se emërimi i Kiat “tregon një angazhim të fortë afatgjatë ndaj klubit dhe forcon përkushtimin për stabilitet dhe ndërtimin e një projekti të fortë për të ardhmen”.
Kiat Lim do të marrë zyrtarisht detyrën më 5 mars, duke u bërë presidenti i katërt i epokës Meriton, pas Lay Hoon (2014-2017 dhe 2022-2025), Anil Murthy (2017-2022) dhe Khojama Kalimuddin (2022). Fjalët e lamtumirës nga Lay Hoon
Në largimin e saj, Lay Hoon mbështeti vendimin e aksionarit kryesor:
“Jam e lumtur t’ia kaloj stafetën z. Kiat Lim, djali i aksionarit tonë kryesor. Ky emërim është një dëshmi e qartë e angazhimit të vazhdueshëm ndaj klubit dhe të ardhmes së tij. Dua gjithashtu të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj tifozëve dhe të gjithë atyre që kanë qenë pranë klubit gjatë kohës sime në këtë post”, u shpreh ajo.
Peter Lim mohon shitjen e klubit
Në mëngjesin e sotëm, Peter Lim ka lëshuar një deklaratë për mediat në Singapori, ku mohon raportimet për kontakte me palë të treta për shitjen e Valencias. Sipas gazetës ekonomike ‘The Business Times’, burime nga Meriton Holdings kanë bërë të qartë se “këto raportime janë të rreme. Valencia CF nuk është në shitje.
sfidanti.al