Ky është mbreti i Botës ? Maradona i trembi familjarët e vet!

Në internet vazhdojnë komentet dhe reagimet lidhur me sjelljen e çuditshme të Diego Armandos në stadium gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Nigerisë (2-1). Legjenda e futbollit argjentinas e botëror (57 vjeç) pati probleme shëndetësore mbas ndeshjes, duke nxitur spekulimet se ai u shtrua në spital në një gjendje kritike, madje pati edhe zëra se ai vdiq!

Për këtë arsye, edhe motra e Maradonës përfundoi në spital e stresuar, pasi nuk arriti që ta merrte në telefon të vëllanë, kështu që Maradona u nxeh aq shumë, saqë ofroi 10 000 dollarë çdokujt që do t’i tregoj atij njeriun që e bëri atë të vdekur në internet.

Në fakt, nuk është ndonjë sekret i madh që Maradona ka probleme me zemrën dhe, për këtë arsye, mjekët e këshilluan atë që të ike nga stadiumi që mbas pjesës së parë të ndeshjes me Nigerinë. Por, Maradona nuk dëgjoi askënd dhe qëndroi deri në fund të ndeshjes, duke bërë tifozllëk, sipas mënyrës së tij origjinale, për ekipin e tij të zemrës.

Sfidanti.al