Në Kaliningrad u luajt ndeshja e fundit e grupit mes Belgjikës dhe Anglisë që luajtën për vendet e parë dhe të dytë. Sidoqoftë, duke qenë se të dy ekipet e kishin siguruar kualifikimin për në 1/8-tën e finaleve, trajnerët e të dy ekipeve patën mundësinë që t’i linin pushim lojtarët e tyre standartë të formacionit të parë. Garet Sauthgejti bëri tetë ndërrime, ndërsa trajneri Roberto Martinez i Belgjikës – madje nëntë të tillë. Sulmin e Anglisë e udhëhiqte Xhejmi Vardi, kurse atë belg Miçu Batshuai.
Në stolin e Anglisë qëndronin të ulur si rezervë yje të mëdhenj si Hari Kejn, Rahim Sterling dhe Dele Ali, kurse tek ai i Belgjikës – Eden Azar, Romelu Lukaku dhe Kevin De Bryin.
Interesant është fakti se vlera e përgjithshme e futbollistëve që qëndronin ulur në stolin e rezervave të të dy përfaqësueseve, ishte
1 miliard dhe 85 milionë euro, stoli anglez – 549 milionë dhe stoli belg – 536 milionë euro!
Sfidanti.al