Duket se shpërngulja e Felipe Kutinjos nga Liverpuli për te Barcelona është, tanumë, një histori e mbaruar dhe këtë e tregon edhe fakti se, sikure thuhet, ai po përkon shtëpi në Barcelonë. Kështu që ka shumë mundësi që Kutinnjo të luajë krahas Mesit dhe Suarezit, qysh këtë janar. Madje, thuhet se Liverpuli e bleu kaq shtrenjtë (afro 85 milionë euro) Virxhil Van Dahkun, sepse shpreson që të fitojë shumë para nga shitja e Kutinjos Barcelonës. Midis të tjerave, përmendet shuma 150 milionë euro që, ka shëmë mundësi, se do ta kënaqte oreksin e kryesisë së Liverpulit. Gjithsesi, mediat shkruajnë për 135 milionë paund stërlina, që do të thotë 140 milionë euro. Gjatë këtij sezoni, Kutinjo po luan mjaft mirë, ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë gjashtë pasime goli.
Sfidanti.al