Mançester Junajtidi është angazhuar që të sjellë në “Old Traford” nga “Kamp Nou” Filipe Kutinjo, por një pengesë e papritur ka dalë familja e këtij futbollisti brazilian të Barcelonës. Kutinjo u largua vitin e kaluar nga Liverpuli për te klubi katalonjas dhe deri tani ka luajtur me Barcelonën në 47 ndeshje në të gjithë konkurrimet.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk është i kënaqur nga Kutinjo, kështu që janë përhapur spekulime se ai do që të kthehet në Angli.
Por, gazeta “Mundo Deportivo” shkruan se futbollisti brazilian nuk ka ndërmend që të largohet nga “Kamp Nou” të paktën gjatë këtij sezoni transferimesh dhe se për kthimin e tij në Angli do të vendosë familja e tij që është shumë e kënaqur në Spanjë.
Sfidanti.al