Kur të vlerëson Pele: Mbape mund të shënojë 1000 gola

Legjenda e futbollit Pele është i mahnitur dhe i bindur nga aftësitë e sulmuesit të Paris Sën Zhermenit, Kilian Mbape, kampion bote me Francën në vitin 2018. 78 vjecari ka deklaruar se 20 vjecari do të jetë në gjendje që të arrijë në kuotën e 1000 golave të shënuar në karrierë. Vetë Pele ka arritur në 1025 gola të shënuar, ndërsa Mbape është në 103 finalizime

‘Kjo është mëse e mundur, unë kam shënuar me saktësi 1025 gola, kështu që Mbappe mund të shënojë 1000-tha Pele për AFP në Paris ku takoi Mbapenë gjatë një evenimenti të organizuar nga Hublot.
Por Mbape, që ndaj Kroacisë u bë adoleshenti i dytë në historinë e futbollit që shënon në finalen e një botërori, preferon që të tregohet modest dhe të mos pranojë këto vlerësime të Pele

‘Mendoj se duke marrë parasysh edhe golat e shënuara në lojërat kompjuterike, unë nuk do të mund të arrij kurrë kuotën e 1000 golave-tha Kilian Mbape-do të mundohem që t’i afrohem sa më shumë të jetë e mundur, por mendoj se është një rrugë e gjatë për t’u bërë deri në mbyllje të karrierës sime’
Në këtë sezon, Mbape ka shënuar 32 gola në të gjitha kompeticionet, 27 nga të cilat i ka shënuar në 24 ndeshje të zhvilluara në Ligue 1.

sfidanti.al