Kumbulla rikthehet i gatshëm për Espanyol

Një dëmtim në sfidën derbi me Barcelonën e ndaloi të luante për pak kohë. “I lumtur që jam rikthyer për të bërë çfarë dua më së shumti. Hajde Espanjol”, shkruan Kumbulla në rrjetin social “Instagram”. Kujtojmë se mbrojtësi i mungoi Shqipërisë në sfidat e nëntorit kundër Çekisë dhe Ukrainës. Fokusi kryesor tashmë është te sfida e radhës, më 23 nëntor kundër Zhironës në La Liga.

sfidanti.al