Edon Zhegrova po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij këtë sezon. Sulmuesi i Kosovës po ndihmon skuadrën e Lille në kampionat dhe, gjithashtu, edhe në Champions. Në Champions, Zhegrova numëron 31 driblime, ndërsa Vinicius i Real Madrid ka 34 driblime. Shifra me të vërtetë fantastike, që tregojmë së miri formën që po kalon 25-vjeçari “dardan”. Kujtojmë se Zhegrova dhuroi një asist ndaj Juventusit, ndërsa realizoi një gol mjaft të bukur në Spanjë ndaj Atletico Madrid.
sfidanti.al