Kumbulla nuk bind Gasperinin

Marash Kumbulla nuk ka bindur trajnerin e ri të Romës dhe për këtë motiv një rikthim i tij në Spanjë nuk është për tu përjashtuar. Sipas medieve italiane mbrojtësi shqiptar nuk shikohet si një lojtar i vlefshëm për kauzën verdhekuqe pasi Gasperini ka veçuar deri më tani dy lojtarë, të cilët mund të bëjnë më mirë se ai. Nëse Marash Kumbulla do të largohej nga Roma atëherë klubi italian ka vendosur se kush janë objektivët për tu ndjekur në merkato. Objektivi numër një është mbrojtësi i Tuluzës, Charlie Cresswell ndërsa pëlqehet edhe Mavrapanos i West Ham.

sfidanti.al