Futbollisti suedez, Emil Forsberg, ashtu si edhe i gjithë opinioni publik sportiv në Suedi janë të entuziazmuar nga ajo që po arrin përfaqësuesja suedeze në Botërorin e tanishëm. “Për mua ka një rëndësi të madh që ne fituam. Ne, në fakt, nuk u lamë shumë shanse Zvicrës. Kur hedh vështrimin mbrapa dhe shoh atë që kemi bërë, më vjen për të qarë nga gëzimi. Unë jam shumë krenar për atë që ne kemi arritur”, deklaroi Forsbergu.
Trajneri i përfaqësueses suedeze, Jane Anderson, nga ana e tij, vuri në dukje: “Ne e dimë se kemi një ekip të mirë dhe se i kemi merituar sukseset që kemi arritur. Ne nuk do të mjaftohemi me kaq, sepse e kemi oreksin më të madh”, vuri në dukje ai.
Sfidanti.al