Pikford ose pika e fortë: Unë isha përgatitur per penalltitë

Xhordan Pikford, portieri i Anglisë që priti penalltinë që e kaloi përfaqësuesen e saj ne çerekfinale mbasi ajo eliminoi me 11-metërsha Kolumbinë, është vetëm 24 vjeç, por është bërë portieri më i rëndësishëm i këtij ekipi në 30 vitet e fundit. Ai bëri të mundur që përfaqësuesja angleze të kaloi, për herë parë, mbas disa dhjetëvjeçarësh, me penallti një fazë eliminatore në konkurrimet e mëdha ndërkombëtare.

Ky portier i Evertonit përshkroi momentin, kur ai priti penalltinë: “Unë bëra shumë stërvitje, duke pritur penallti. Mua nuk më intereson, nëse jam ose s’jam ndonjë portier i madh, sepse rëndësi ka që të jesh atje, ku duhet, kur duhet të pritet penalltia. Rëndësi ka pozita fillestare. Ne e kishim marrë parasysh se ndeshja mund të shkonte edhe deri te penalltitë”, vuri në dukje Pikfordi.

Sfidanti.al