Katër gola në katër ndeshje dhe duket se as me Dushan Vlahoviçin nuk ndryshon edhe aq shumë në sulm. Barazimi në derbin me Torinon në Serinë A solli dyshime dhe kritika për Juventusin, që po rrezikon edhe kualifikimin në Champions, për të cilin dukej se ishte favorit. Sipas mediave, skuadra piemonteze po vuan me treshen e sulmit njëkohësisht në fushë, sepse ndaj rivalëve të fortë mesfusha ndihet më e dobët. Nuk dihet se çfarë do të vendosë trajneri Masimiliano Alegri për sfidën e së martës në Ligën e Kampionëve ndaj Vijarrealit, ndërsa mungesë është Kielini, Bonuçi është në dyshim, ashtu si Pelegrini dhe Dibala.
“Kërkonim më shumë, donim fitoren, por duhet të themi se ishte një pikë e mirë, – tha Alegri duke komentuar derbin, – Torino është një rival i fortë, duhet ta respektojmë. Vlahoviç luajti mirë, edhe pse e mbuluan mirë, por ai është i lodhur, përveçse duhet të përshtatet dhe ne do t’i japim kohë. Jam optimist se mund ta arrijë objektivin në fund të kampionatit”.
Barazimi 1-1 do të thotë se Juvja ka vetëm 3 pikë më shumë sesa Atalanta, që ka dy ndeshje më shumë për të luajtur, pra derbi ishte një hap prapa në garën për në Champions sezonin e ardhshëm. “Më shumë Toro sesa “Zonja”, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – derbi në “Alianc” përfundon barazim. Trajneri torinez, Juriç: Meritonim më shumë!
Sfidanti.al