Krahasimi I Rooney: Ronaldo është ‘vrasës’, por Messi të torturon para se të të vrasë

Wayne Rooney, ish legjenda angkeze e Manchester United që tani është pjesë e Derby County në Championship mori guximin që në një editorial të tij në ‘The Sunday Times’ të bëjë një krahasim mes dy yjeve të futbollit botëror Messit e Cristiano Ronaldo, me këtë të fundit ka qenë edhe në një skuadër, Manchester United.

‘Pavarësisht miqësisë sime me Cristiano Ronaldon, unë preferoj Lionel Messin si futbollist-shkruante Wayne Rooney në komentin e tij-Messi është ndryshe, thjesht bën topin të rrotullohet dhe gjithcka e bën me shumë lehtësi. Ronaldo është I ndalshëm në zonë, një ‘vrasës’. Por Messi të torturon para se të të vrasë. Me të ke përshtypjen se argëtohesh më shumë’

Rooney ka shënuar 253 gola me fanelën e Manchester United dhe 53 me atë të përfaqësueses angleze e megjithatë ai theksonte.

‘Kushedi  habis, por unë nuk kam qenë një goleador I lindur-vijonte në artikullin e tij Rooney-Nuk kam qenë kurrë një Gary Lineker apo Ruud Van Nisterlroy. Ka pasur qendërsulmues më të mirë se unë dhe nuk besoj se Harry Kane do të vonojë shumë për të thyer rekordin tim me Anglinë. Do të jem krenar për të kur kjo të ndodhë’.

Sfidanti.al